Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se sot pas shumë përpjekjesh, do të hedhim një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë. Nisim më në fund operimin e pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë. Gjithashtu, nis transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona.Për ta bërë këtë realitet Rama tha se kemi pritur 6 vite dhe se kjo linjë mbeti peng nga vetoja e Serbisë. Teksa ka bërë me dijet përfitimet që do të ketë kjo linjë Rama ka përcjellë dhe mesazhe në lidhje me Shengenin Ballkanik, duke theksuar se sipas tij Shengeni Rajonal në thelb është fuqizim i pavarësisë dhe sovranitetit. "Integrimi i rrjetit dhe ndërveprimi në linjë 24 orë në 24 i OST. Kjo do të thotë ne sot jemi reciprokisht më të fuqishëm nga pikëpamja e kapaciteteve dhe për sa na takon si Shqipëri duke qenë se kemi një nivel kaq të lartë të prodhimit të energjisë, hapet perspektiva edhe përmes kësaj linje por edhe përmes skavicës dhe parqeve t mëdha fotovotaike për të mundur që të eksportojmë. Në Kosovë dihet botërisht sistemi ka kosto të lartë. Njësoj si me Shqipërinë ku nuk ka fleksibilitet Në Shqipëri për herë të parë falë kësaj linje jemi në kushtet që të programojmë më mirë administrimin e tepricave. Shengeni rajonal u jep zgjidhje shumë problemeve. Linja do sjellë impakt të madh në sigurinë e sistemit. Integrimi i rrjetit dhe ndërveprimi në linjë 24 orë u bë realitet. Linja mbeti peng nga vetoja e Serbisë Kjo është një mundësi ejashtëzakonshme si një shembull i qartë, të kutpojmë se çcfarë do të thotë qasja jonë ndaj të ardhmes dhe se çfarë do të thotë shengeni rajonal në thelb. është fuqizim i pavarësisë dhe sovranitetit. Fundi është shtrirja dhe integrimi i plotë i tregut europian që kalon përmes tregut rajonal", tha Rama mes të tjerash.
