Nis tubimi para ministrisë Brendshme/ Protestuesit: “Rama ik, Xhafaj ik!”

16 Maj 2018, 12:27

Ka nisur nën thirrjet “Rama ik, Xhafaj ik, poshtë policia” protesta e sotme e opozitës në mjediset e jashtme të ministrisë së Brendshme.

Protestuesit janë mbledhur në pedonalen pranë ministrisë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit, pas një materiali të shfaqur dje nga PD, që pretendon se implikon vëlklain e ministrit në trafikun e drogës.

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, përmeso një letre publike deklaroi sot se do t’u dorëzohet autoriteteve italiane për të vuajtur një dënim të dhënë ndja tij në Itali.

Ndëkrohë, kryeministri Edi Rama, tha se duke u bazuar te një ekspertizë e huaj, ëhstë arritur në përfundimin se materiali i PD-së është një një montazh.

Protesta është konceptuar si simbolike dhe pa fjalime politike.

    No videos found.