Nis vaksinimi i policëve edhe në Kukës, 165 efektivë pritet të vaksinohen sot

3 Prill 2021, 10:17

Paralelisht me Tiranën, ka nisur vaksinimi i efektivëve të policisë edhe në Kukës. Ditën e sotme pritet të marrin vaksinën e COVID-19 165 efektivë të komisariatit Kukës dhe 22 efektivë të policisë bashkisë.

Në Kukës deri më tani janë bërë mbi 2600 vaksina nga kalendari kombëtar i vaksinimit, ku 500 prej të vaksinuarve janë bluza të bardha.