Ka nisur ditën e sotme procesi i vaksinimit edhe në qytetin e Elbasanit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila pa nga afër procesin tha që drenda këtyre dy muajve do të përfundojë procesi i vaksinimit për bluzat e bardha. Manastirliu u shpreh se vaksinimi do të vijojë me grupet prioritare për t’u shtrirë më pas tek e gjithë popullsia. Ajo shtoi se qeveria është duke përmbushur ende edhe boshllëqet e krijuara për shkak të qeverisjes së mbrapshtë që ka sjellë që për katër vite të mos dalin mjekë specialist.
