Nis vaksinimi operatorëve turistikë, Rama nga Durrësi: Fillojmë së shpejti edhe me punonjësit e transportit publik dhe fasonerive

17 Prill 2021, 13:56

Ka nisur sot vaksinimi operatorëve turistikë në vend, ndërsa kryeministri Edi Rama bëri me dije se së shpejti prite të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik si dhe i atyre të fasonerive.

"Sot është e rëndësishme që të informohen edhe të tjerët. Qeveria është gati për të vaksinuar të gjithë personelin e strukturave hoteliere, duke filluar me ata në bregdet që do kenë më shumë turistë dhe me këtë vaksinim japin një garanci më shumë për turistët që do vijën të gjejnë hotele që janë të lira nga COVID. Pastaj do vazhdojë dhe me të tjerët, por të gjithë të aplikojnë dhe të futen në radhë për të marrë vaksinën. Dy kategoritë e tjera janë punonjësit në fabrika dhe një kategori shumë e rëndësishme janë edhe transportuesit të udhëtarëve, janë në një zonë risku të konsiderueshme", tha Rama.