Nis 'vjelja' e gjobave të vendosura për thyerje të masave COVID-19/ Qytetarët për Report Tv

14 Prill 2020, 17:05

TIRANË- Shkelësit e rregullave të karantinës rezultojnë se janë 16 herë më shumë se të prekurit dhe të vdekurit në vendin tonë nga virusi i rrezikshëm COVID-19.

Kështu në 33 ditë shtetrrethim policia ka ndërmarrë 7602 masa administrative për qytetarët të cilët nuk respektuan oraret e lëvizjes në këmbë apo me makinë, mbylljes së bizneseve, distancimin social si dhe shkelën karantinën.