Nisa puna për spitalin karantinë! Rama-Manastirliut: Po e fillove për 20 ditë do të bëjmë monumentet

25 Mars 2020, 18:30

Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për skenarin e katërt nëse do të rritet fluksi i personave të prekur me koronavirus. Përpos Infektivit që tani ka 120 shtretër, gati është 'Sanatoriumi', por edhe ish-kirurgjia dhe spitalet private. Por për të qenë gati nëse do të ketë fluks të papërballueshëm, qeveria ka nisur punën për të ndërtimin e një spitali karantinë. Ministrja e Shëndetësisë tha se ky spital do të trajtojë persona me nevojat bazike, të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim.