Nisen drejt shtëpisë shqiptarët e atdhesuar! Pas raportimit të Report Tv, 2 autobusë nisen drejt Tir

29 Mars 2020, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 18:45:52

RINAS- 112 shqiptarë Roma dhe 165 nga Kroacia janë riatdhesuar në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të shtune, të cilët kishin mbetur të bllokuar në shtet fqinjeMirëpo, kjo ka shkaktuar një kaos në aeroportin e Rinasit për rreth dy orë, ku qytetarët pretendonin se ambasadat u kishin premtuar që do t'i dërgonin deri në shtëpi, por me të mbërritur në Rinas janë lënë në qiell të hapur nga autoritet shqiptare. "Nga Kroacia, na ka kërkuar ambasada shqiptare dhe na kanë kthyer në Shqipëri. Na është premtuar bileta falas dhe do na çojnë në shtëpi. Në Kroaci nuk na kanë bërë kontrolle thjesht temperatura".