Nisin hetimet për kroatin që rrëmbeu Bleona Matën, gazetari zbulon detaje të reja

11 Tetor 2019, 12:29

TIRANË- Pas publikimit në ’’Pa gjurmë’’ Krimet e Rënda nisin hetimet për shtetasin kroat Sadat Toslic i dyshuar si rrëmbyes i katër fëmijëve, mes tyre edhe Bleona Mata dhe 7-vjeçari Mitat Ibrahimi  nga fshati Goran i Mesëm i Maqedonisë së Veriut. Në studion e Report Tv nëna e Bleona Matës deklaroi edhe njëherë se ka parë në fshat kroatin e dyshuar për rrëmbimin e vajzës, në ditën e rrëmbimit të saj.

 

"Kroacia ka lidhje shumë të fortë me fshatin tonë. Ky person është parë dy tre herë atje. Ai ka pasur rrugëdalje në fshat. E kam parë me sytë e mi. E kam parë në një dasmë por edhe ditën që ka humbur vajza. Dikush na ka thënë se ka qenë një person me kapucc në kokë. Një pjesë e mirë e bashkëfshatarëve të mi   jetojnë në Kroaci dhe kjo të bën të dyshosh", u shpreh nëna e Bleona Matës.

    No videos found.