Nisin punimet te ish- tregu elektrik/ Veliaj: Do punojmë edhe gjatë verës për të kapur afatet

26 Maj 2020, 15:53

Ditën e sotme ka nisur puna në njësinë nr. 2 në Tiranë, në bllokun që kufizohet nga Blv. “Bajram Curri” – Blv. “Petro N. Luarasi” – Rr. “Taulantia” – Rr. “Ali Demi” . Në këtë zonë krahas asfaltit dhe punimeve nëntokësore, do të ketë edhe një zonë pedonale, kënd lojërash, fusha sportive dhe hapësira të tjera çlodhëse.