Nisja e plazhit, epidemiologu në 'Repolitix': Nuk ka asnjë rrezik, thjesht ruani distancën! Mjekët shqiptarë në Itali më imunë se kolegët e tyre atje

29 Prill 2020, 22:14

Në një lidhje skype me epidemiologun Ilir Alimehmeti në "Repolitix" në Report Tv ai është shprehur se popullsia shqiptare është më imune se sa ajo italiane.

Drejtuesi i emisionit Denis Minga tha se kishte komunikuar me ministren dhe kishte mësuar se të 30 personat e stafit mjekësor që do të vijnë ditën e nesërme nga Italia janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.