Nisma e Bashkisë Tiranë/ Artistët më të njohur promovojnë pikat turistike të kryeqytetit, Veliaj: Ndihmon ekonominë lokale

28 Qershor 2020, 18:50

Tetë nga artistët më të njohur e më të dashur për publikun do të promovojnë përmes një videoklipi muzikor tetë pikat më të veçanta kulturore e natyrore të Tiranës.

Nisma është ndërmarrë nga bashkia e Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj në shenjë mirënjohje priti në një takim artistët Eneda Tarifa, Kejsi Tola, Mariza Ikonomi, Orgesa Zaimi, Lorenc Hasrami, Marjona Metohu, Stivi Boka, Josefina Simoni dhe 4 pjesëtarët e bandës live Ergys Myftari, Ervis Caushi, Arjan Gjici dhe Hektor Duri.