Nisma e fundit e Shqiptarja.com/ Hapësirë e veçantë për lajmet e mira dhe përgjigjet për çdo pyetje që keni mbi COVID-19

15 Prill 2020, 19:56

Nevoja për informacion të saktë dhe të shpejtë në këtë periudhë të vështirë të përballjes me koronavirusin është e domosdoshme. Shqiptarja.com i ka kushtuar një seksion të veçantë gjithçkaje që ndodh në vend dhe në botë lidhur me COVID-19. Në faqen e Shqiptarja.com online në hapësirën 'INFOCOVID' do të gjeni të gjithë informacionin që ju kërkoni.

Nëse ju duhet autorizimi për leje për të dalë nga shtëpia mjafton të futeni te 'INFOCOVID' dhe të klikoni te dritarja e parë 'Merr leje për të dalë' dhe më pas vijoi procedurën që iu kërkohet me plotësimin e të dhënave normalisht.