Nisma e këngëtarit të West Side Family: “Edhe në shtëpi jetohet shëndetshëm”

1 Maj 2020, 19:39

“Qëndrojmë të shëndetshëm edhe në shtëpi” është nisma e Special Olympics Albania e përshtatur për një jetesë të shëndetshme edhe gjatë kohës së pandemisë së Covid-19, e cila ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit për të gjithë ne, por veçanërisht si rrjedhojë e distancimit/izolimit shoqëror ka sjellë vështirësi tek individët me aftësi të kufizuara intelektuale. Në një lidhje skype, këngëtari i njohur Roland Hysi, cilëson se mirëqënia e të gjithë personave me aftësi të kufizuara intelektuale, por edhe publikut në tërësi, ka një rëndësi të veçantë në këto kohë të pazakonta. Ky projekt ka si objektiva kryesorë: - Inkurajimin e jetesës së shëndetshme të personave me aftësi të kufizuara intelektuale, por edhe të gjithë publikut që dëshiron të ndjekë dhe zbatojë këshillat që do të transmetohen.