Nisma humanitare në ndihmë të të moshuarve në Lezhë, psikologia vullnetare: Ditë të vështira, secili të tregohet solidar

4 Prill 2020, 18:38

Marinela Shpata është një ndër vullnetarët që i ka ardhur në ndihme të moshuarëve në Lezhë në këto ditë të vështira.

Me profesion psikologe ajo prej ditësh është bërë pjesë e grupit të vullnetareve për t’i shërbyer moshës së tretë të cilët e kanë të ndaluar të dalin nga banesat e tyre. Edhe pse edhe vetë ndihet e friksuar, Marinela shprehet se të gjithë duhet të tregohemi solidarë.