Nisma ligjore/ ‘Furtunë’ në SHISH, do ikin 12 drejtues dhe 63 inspektorë brenda vitit, largimet e planifikuara deri në 2030

20 Gusht 2020, 16:51

Në qershor të këtij viti, qeveria depozitoi në Kuvend dy projektligje për trajtimin dhe statusin e punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror, institucionin kryesor të sekreteve në Shqipëri, për garantimin e sigurisë kombëtare. Nisma ligjore për statusin e punonjësve të SHISH u miratua nga Kuvendi para mbylljes së punimeve në korrik, ndërsa projektligji për trajtimin financiar pritet të miratohet gjatë sesionit të ri. Nisma e fundit për trajtimin financiar parashikon mundësinë e daljes në pension të parakohshëm të punonjësve të SHISH, të cilët kanë mbushur moshën 57 vjeç si dhe ata që kanë 25 vite vjetërsi shërbimi.