Nisma Thurje asnjë mandat në zgjedhje, Soko: Dolëm forcë e parë ndër forcat e reja, vota u deformua, Basha të japë dorëheqjen! Më erdhi keq për Bushatin

30 Prill 2021, 19:25

Partia "Nisma thurje" nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, por sipas kandidatit të saj Pano Soko ajo doli forcë e parë ndër forcat e reja që kandiduan. Ndërsa hodhi akuza për blerjen e votave përmes disa mënyrave përfshirë këtu edhe legalizimet, Soko theksoi se ka dhe disa kandidatë të panjohur që kanë thyer herësin.