Nisma 'Thurje' e çoi në SPAK, Manastirliu: Ndryshon koncesioni i sterilizimit

21 Janar 2020, 14:55 | Përditesimi i fundit: 2020-01-21 18:27:59

TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se në javën e dytë të janarit të këtij viti, pra pas dërgimit të çështjes në SPAK nga nisma 'Thurje' (lexo ketu), koncesioni i sterilizimit është ndryshuar. Por ku konsiston ky ndryshim? Sipas ministres amendimi lidhet me faktin se në momentin që do të kemi mbi 64 mijë ndërhyrje do të ketë një reduktim 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme.

 "Kemi amenduar kontratën e sterilizimi, dua të bëj një parantezë këtu, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por instrumente, pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që ofrojnë sigurie maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, të janarit duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompelskitetet. Ka pasur në raport me atë që ka prodhuar, më mirë se unë mund të flasin mjekët, punët që kryhen përmes këtij partneriteti. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët.Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompeklesitetet. Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne por nga sëmundshmëria. Ne duhet të synojmë shumë te cilësia, kjo do të thotë se nuk janë të rëndësishëm numrat, por cilësia. Numrat nuk kanë qenë problem. Nuk ka pasur reduktim, por racionalizim. Cdo institucion ka një buxhet, që është vjetor dhe harxhimet janë në bazë të asaj që ndodhet. Cdo spital organizon punën në bazë të prioriteteve dhe sigurisht urgjencat dhe planifikimet janë zgjidhur 100%. Është bërë një vlerësim i cili ka rakorduar që mund të rishikohet mbi një normale mi 64 mijë ndërhyrje çmimi i seteve, kompelskiteteve të ndryshme, dhe është arritur për të reduktuar 25% mbi 64 mijë ndërhyrje" deklaroi ajo.