Niveli i testeve? Hajdari: Janë të ulëta, por nuk kemi kapacitetet e Gjermanisë

23 Prill 2020, 18:54

Ndryshe nga opozita, Rudina Hajdari tha se nuk bën retorikë për cështjen e testeve, pasi Shqipëria nuk ka kapacitetet e Gjermanisë, por shtoi se gjykimi është bërë rast pas rasti, ndërsa në tërësi niveli i testeve është i ulët. "Janë në një nivel goxha të ulët. Kemi kapacitetet që kemi, nuk mund ti barazpeshojmë me Gjermaninë, por ka pasur raste kur e kam kritikuar këtë gjë, por duke e marrë rast pas rasti dhe jo retorikë dhe sot prandaj fola për këtë cështje në parlament, prandaj i kërkova Ballukut, që ata që vijnë nga jashtë të testohen dhe nëse janë infektuar të karantinohen dhe jo të futen në një hotel dhe në një vatër tjetër infektimi. Nuk shikoj një lloj sistematike si argumentohen qëndrimet e qeverisë, pasi ka një boshllëk në vendimet e tyre" tha Hajdari.

  •