Një bukuri nën dëborë! Qafë Shatama destinacioni turistik i fundjavës

13 Janar 2020, 13:22

Një bukuri nën “pushtetin” e dëborës, këto janë pamjet që na vijnë nga Parku i Qafë Shtamës gjatë kësaj fundjave. Gjatë ditëve të fundit temperaturat e ulëta krahas të ftohtit i japin dhe një bukuri të shtuar vendeve malore. Flokët e dëborës e kanë kther Qafë Shtamën në një atraksion edhe për stinën e dimrit.

Parku Kombëtar "Qafë Shtamë" në Krujë që ndodhet shumë pranë kryeqytetit tërheq vizitorë të shumtë të cilët janë të interesuar për të njohur natyrën e këtij vendi. Gjatë fundjavës që lamë pas parku i Qafë Shatmës ka pasur vizitorë të shumë nga Tirana por jo vetëm.

Qafështama është një atraksion shumë i rëndësishëm për turizmin malor por problem mbetet rruga.  Edhe pse aksi rrugor Krujë-Qafë Shtamë është rinkostruktuar, sërish në këtë aks ka pasur rrëshqitje të gurëve duke dëmtuar barrierat anësore si dhe në segmente të caktuara ka amortizim të asfaltit duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve sidomos gjatë periudhës së dimrit ku ka dhe prezencë akulli në rrugë.

Që nga viti 1996, Parku Kombëtar i Qafë Shtamës është park i kategorisë së 2-të. Ky park frekuentohet nga turistë të huaj dhe vendas pothuajse gjatë gjithë vitit.