Një buqetë dashurie dhe shprese nga poetja Natasha Lako

9 Prill 2020, 15:32

Përmes vargjeve, poetët kanë përçuar ndër më të vështirat periudha, rreze të ngrohta shprese në zemrat e atyre që kanë veshë për poezinë. Një nga penat më të ngrohta të këtij zhanri, poetja Natasha Lako, përmes zërit të bashkëshortit, kineastit Mevlan Shanaj, i dhurojnë publikut të “Report tv”, një fllad pranveror poezie. Për festën e pafestuar të Ditës së Verës, e ditët që pasojnë nën ankthin e përhapjes se virusit korona, për lulet që s’keni nuhatur, dy artistët ju dhurojnë një buqetë dashurie njerëzore, shprese e optimizmi.

  •