Një çadër pranë spitaleve! Disa nga masat e munguara kundër koronavirusit në Shqipëri

10 Mars 2020, 20:36

Ndër masat parandaluese apo kontrolleve paraprake për shmangien e përhapjes së Covid-19, ende mungon çadra e cila do duhej të ishte në oborret e karantinave apo cdo spitali ku paraqitet persona me simptoma të cilat kanë nevojë për analizim të stafit mjekësorë. Një çadër e tillë do të shmangte futjen e një personi i cili edhe pa e ditur mund të infektojë me COVID-19 mjekët apo të shtruar të tjerë në spitale.