Një diferencë e madhe në çmime mes perimeve që kanë fermerët në Lushnjë dhe çmimeve në Tiranë

27 Tetor 2019, 16:44

TIRANË- Ndërkohë që fermerët e Lushnjes i shesin arkat me perime me 15 lekë, konsumatorët në Tiranë i marrin domatet dhe trangujt me 100 lekë. Tregtarët në Tiranë u shprehën për Report Tv se çmimet e shumicës variojnë nga 70-80 lekë dhe se ata e shesin tek qytetarët me 100 lekë pasi llogarisin dhe çmimin e transportit dhe fitimin.

“Malli kushton sipas cilësisë, nëse është cilësi e parë ndryshon çmimi. Rreth 70-80, unë e marrë 80 lekë me shumicë, e shes 100 lekë për shembull. Ky është sezoni që tregtia nuk është në fluksin e vet.