Një ditë në 'Shtëpinë e gjyshërve': Vetminë e mbysim në shoqërinë e njëri-tjetrit

26 Janar 2020, 12:04

Mes dhjetra historish të ndryshme ne ndalemi tek ajo e Xhemile Carkanjit , sot 75-vjeç, por ajo ka punuar në moshë fare të re. Profesion i saj duket I rrallë sot, por ajo tregon se e ka bërë me passion e krenari dhe sot ruaj kujtime të  veçanta. Ajo ka punuar si teknike avionësh në atë që ne sot e njohim si Fusha e Aviacionit.

Xhemile Carkanji: “Kam lindur në Kuçovë. Në Kuçovë u hap Uzina e Aviacionit  dhe më çuan atje dhe kam punuar si teknike avionësh. Po gjatë kohës, dhe pse isha e martuar dhe pse isha shtatzanë merreshim me aktivitete se bëheshin konkurime ndërmarrje me ndërmarje. Jamë marrë me këngë , me teatër , jam marrë me sport. Këtej isha shtatzene, këtje luaja volejboll që përfaqësoja ndërmarrjen. Dhe kam gëzuar një pozitivitet në  jetën shoqërore. Sigurisht jeta nuk ka qenë vaj, ka pasur edhe probleme. Kur kam ardhur këtu, jam marrë me forumin e gruas të pensionistëve, aty  kam organizuar një grup ku organizoheshim për ekskursione. Ishte hapur kjo qendër 15 vjet-16 vjet më përpara  dhe jam e para që kam ardhur tek kjo qendër. Këtu e ndjej shtëpinë sikur jam atje. Kam 2 nipër, dhe një mbesë.  Këtu jam ndihmuar shumë për ta larguar vetminë nga ana psikologjike".

Gjinovefa Laja është 70 vjeç, dikur ndihmës infermiere mami, në maternitetin e Ndroqit... Ajo na rrefen me emocion  dashurinë dhe përkushtimin për këtë profesion të cilin, siç tregon ajo e ka ushtruar për 44 vite me rradhë  duke pritur me duart e saj shumë vogëlushë që vinin në jetë, të cilët të rritur e kujtojnë me dashuri dhe respekt figurën e saj.