TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar kombëtaren shqiptare të futbollit një ditë para debutimit në ‘’Air Albania Stadium’’ ndaj Francës.
Rama i shoqëruar edhe nga Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka takuar kryesisht futbollistët e kombëtares të cilët nesër do të kenë fatin të shijojnë për herë të parë ndjesinë e të luajturit në stadiumin më modern dhe të madh të Shqipërinë, pëballë kampionëve të botës në fuqi, Francës.Me shumë mundësi kryeministri nesër do të jetë vetë i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen e parë në ‘’Air Albania Stadium’’ e cila do të inaugurohet me një ceremoni të veçantë me protagoniste këngëtaren Era Istrefi dhe nën masa të rrepta sigurie përsa i përket të pranishmëve.