Një ditë para provimeve, maturantët në ankth e stres, psikologia Beqiri: Të jenë sistematik, mos t’i lënë gjërat për në fund

8 Qershor 2022, 17:18

Në një kohë që nga nesër 33 mijë maturantë nisin provimet, psikologjia Renisa Beqiri duke folur për Report Tv jep disa këshilla se si nxënësit të shmangin ankthin dhe stresin gjatë kësaj periudhe.

 “Siguirisht që jam e emocionuar dhe e frikësuar në një farë mënyre sepse është një provim vendimtar për të ardhmen time dhe të maturantëve të tjerë”, tha një maturante.