Një emision politik, Jonida Shehu: Pse jo!

26 Shtator 2019, 15:00

Gazetarja Jonida Shehu ka drejtuar gjithnjë paralelisht programe “entertainment”, por e kemi parë njëkohësisht edhe si spikere në edicionin qëndror të lajmeve dhe  në shumë logo televizive.

E ftuar sot në programin e mëngjësit “Rreze Dielli” në Report TV, Jonida është pyetur nga moderatorët Alban Musa dhe Suada Daci, nëse e ka menduar faktin e të drejtuarit një emision politik.“Nuk është diçka shumë larg asaj që unë kam bërë në fakt , nëse do më vinte një gjë  e tillë sigurisht që po , përderisa kam mbajtur emisionin e lajmeve për shumë kohë në “Ora News”, ka qënë një edicion me të ftuar . Por kur ti je me një debat me një politikbërës dhe je në të njëjtën atmosferë është pak më ndryshe. Nuk është se e kam menduar apo ta synoj një gjë të tillë, por nuk është se do jetë një gjë që unë nuk do dija si ta menaxhoja”, është shprehur Jonida.

    No videos found.