Një fermer në Kinë ndërton “mbretin e ajrit”, Airbus A320

28 Shkurt 2019, 12:34 | Përditesimi: 28 Shkurt 2019, 12:34

Ndërsa deri dje ishte vetëm një fermer i zakonshëm, në provincën Liaoning të Kinës, që merrej me kultivimin e qepëve dhe hudhrave, ai është bërë i njohur në mbarë botën fal ndërtimit të një avioni “Airbus A320”. Modeli i avionit i ndërtuar nga Zhu Yue, një i apasionuar me mjetet e fluturimit dhe modelimin, ka vlerën e 400 000 dollarëve.

Madhësia e avionit është e njëjtë me origjinalin. Ai është i gjatë 37.8m, i gjerë 36m dhe i lartë 12m. Më shumë se 50 ton çelik janë përdorur për ndërtimin e trupit, krahëve, kabinës, motorëve dhe bishtit. Ideja e zhvillimit të këtij projekti lindi në vitin 2017 dhe bashkë me gjashtë miqtë e tij fermer, Zhu Yue e përfundoi atë pas më shumë se 1 viti pune të përditshme dhe pa orar.

I intervistuar nga “Reuters”, Zhu Yue ka shpjeguar se nëse ai do të kishte përdorur për rikonstruksion një avion të vërtetë e të braktisur ai do të kishte paguar rreth 1.45 milionë dollarë.
Avioni së shpejti do të jetë disponibël për të tërhequr vizitorët e shumtë që janë në pritje dhe projektuesit fermerë besojnë se me të hollat e grumbulluara do të mund të rekuperojnë ato të harxhuara.


“Airbus A320”, prodhim i vitit 1985 i një konsorciumi britanik së bashku me “Boeing 737”  është një nga avionët më të përhapur në botë dhe përbën boshtin e aviacionit civil evropian dhe botëror.

b.ha./Shqiptarja.com