Një futbollist i Bylisit pozitiv me koronaviurs, ja çdo të ndodhë me kampionatin

2 Qershor, 14:06

Pak më shumë se 24 orë para rifillimit të Superligës një lajm jo pozitiv dhe që mund të ngre shumë pikëpyetje vjen nga Mallakastra. Burime bëjnë me dije se një futbollist i ekipi të Bylisit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Futbollisti në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka udhëtuar së fundmi në Shkodër ku mendohet se edhe ka rënë në kontakt me COVID-19.Gjithsesi ka ende dyshime, pasi mendohet se mund të jetë edhe një ngatërresë. Për këtë rasye sot në mbrëmje do ti bëhet një tjetër test, për ta konfirmuar plotësisht.

24 orë e ndajnë Superligën shqiptare nga rifillimi pas tre muajsh për shkak të koronaviursit, por atëherë kur të gjithë po mendonin se si do të zbrisnin në fushë vjen një lajm aspak pozitiv. Një futbollist i Bylisit ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke ngritur mjaft pikëpyetje për rifillimin e kampionatit.

Të kontaktuar nga Report TV si FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë thonë njëzëri se protokolli sqaron se duhet të izolohet vetëm individi që rezulton pozitiv, duke lënë të kuptohet se nësër kampionati do të rifillojë normalisht. Ndërkohë burime në klubin e Bylisit bëjnë me dije se menjëherë janë kryer tamponët për të gjithë futbollistët, që nga ana tjetër po qëndrojnë veçmas në dhomë. Brenda 24 orëve priten edhe përgjigjjet, për të kuptuar nëse ka futbollistë të tjerë të prekur apo jo.

I pyetur pak ditë më parë, mjeku Mel Ostreni, i cili ka qenë në grupin e specialistëve të FSHF në diskutimet me Ministrinë e Shëndetësisë për protokollin e masave, se çfarë ndodh me kampionatin nëse një lojtar rezulton pozitiv ai përgjigjet:

“Në bazë të rregullores do izolohet vetëm ai, por do kontrrollohen edhe lojtarët e tjerë. Në këtë rast të gjithë lojtarët do ti nënshtrohen një tampon provë.”

Kategori të tjera