Një grup delfinësh dhurojnë spektakël në Jalë...VIDEOJA fantastike nga bregdeti shqiptar dhe një arsye më shumë pse duhet të 'pushoni shqip'

1 Gusht 2020, 21:57

Duket një pamje gati- gati si në filma, por jo është filmuar në Jalë. Nga koronavirusi ndoshta nuk ka shumë turistë që janë vizituar bregdetin shqiptar, por nuk kanë munguar vizitorët e veçantë.

Një grup delfinësh janë parë të notojnë në ujërat e bregdetit Jon. Ky spektakël i tyre që shoqërojhnë një grup turistësh me varkë është filmuar nga Ledi Shamku, e cila më pas e ka ndarë edhe me miqtë në rrjetet sociale.