Një grup i vogël studentësh nga Gjirokastra, solidarizohen me protestën në Tiranë

17 Dhjetor 2018, 10:48

Edhe një grup i vogël studentësh nga Gjirokastra po proteston për tetë kërkesat e parashtruara. Ndryshe nga një pjesë e studentëve të Korcës, ata kanë vendosur që të protestojnë jo duke iu bashkuar studentëve të Tiranës, por duke brohoritur e kundërshtuar në ambientet e jashtme të universitetit të tyre.