Një grup qytetarësh protestojnë kundër vendimit për maskat me detyrim edhe në rrugë! Thirrjet për shpërndarje nuk dëgjohen, 6 të shoqëruar për tubim të paligjshëm

15 Tetor 2020, 19:07

Qytetarët protestuan kundër mbajtjes së maskës me detyrim edhe në rrugë, me pretendimin se ajo nuk të mbron. Grumbullimi i tyre, i cili nuk lejohet sipas aktit normativ në fuqi që nga nisja e pandemisë, ka bërë që policia të bëjë disa herë thirrje për t'u larguar, thirrje që nuk është dëgjuar nga qytetarët. Kjo ka bërë që 6 persona të shoqërohen dhe të procedohen për tubim të paligjshëm.