Pamjet/ Si u ekzekutua nga 7 'policë' shqiptari Adriatik Tresa në Ekuador, lidhja me trafikun e drogës

21 Nëntor 2020, 17:28 | Përditesimi i fundit: 2020-11-21 20:31:19

Përplasja mes karteleve te drogës ka shënuar viktimën e radhës shqiptare në Ekuador. Adriatik Tresa, një emër shumë i njohur për autoritetet policore të vendit amerikano-latin, është ekzekutuar në shtëpinë e tij.

Vrasja është bërë nga një grup personazh që dukeshin si policë. Ata kanë bërë të mundur nënshtrimin e rojeve të sigurisë dhe kanë përparuar 400 metra dhe kanë hyrë në banesës shqiptarit Adriatik Treska, duke e vrarë atë. Një person e qëlloi 6 herë shqiptarin me origjinë nga periferia e Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Balit, ku Adriatik Tresa, 45-vjeçar, jetonte bashkë me gruan e tij ekuadoriane.

Personat që u paraqitën si policisë ishin në dy makina të ndryshme. Ata arritën në shtëpinë e Tresas duke pretenduar se kishin një urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë. Aty ishin Tresa dhe kunata e tij, një grua ekuadoriane që ishte dëshmitare e ekzekutimit të shqiptarit.

Autoritetet ekuadoriane kanë shpjeguar se gruaja dhe i ndjeri ishin ulur në një divan dhe se kur ajo u ngrit për të kërkuar që t'i tregonin asaj urdhrin e kërkimit, një nga burrat qëlloi Tresën në gjashtë herë me pushkë.