Një këngëtare premtuese si Sara Bajraktari

30 Dhjetor 2019, 14:45

E ftuar në “Rreze Dielli” artistja e re Sara Bajraktari ka folur për eksperiencën e saj në ngjarjen muzikore më të rëndësishme të vitit: Festivalin e Këngës, ku është shpallur fituese e vendit të tretë.

E sigurt për atë që përfaqëson, Sara Bajraktari, vetëm 16 vjeç, por shumë e talentuar shprehet se eksperienca në këtë skenë, ishte shumë e rëndësishme për të.

Përfaqësimin e Shqipërisë në Eurosong, e sheh si përgjegjësi shumë të madhe, ndaj thotë se emocioni nëse do të kishte fituar vendin e parë në Festival, do të ishte i shumëfishtë.

Nëse do të konkurrojë vitin tjetër, Sara premton se se do të vijë ndryshe, jo më me një baladë.

 E pyetur për projektet e së ardhmes, dhe a ka dëshirë të ketë një bashkëpunim me një këngëtar ose këngëtare shqiptare, Sara shprehet se Aurela Gaçe është një këngëtare të cilën e vlerëson shumë.

Këngëtarja që stimoj është Adele. Shumë persona më kanë thënë që ngjaj me Adele. Nuk e di a ngjaj, por edhe ajo është tip baladash, e kam për nder të më krahasojnë.

Kam qejf të eksperimentoj në shumë rryma. Më pëlqen shumë Aurela Gaçe. Kam kënduar njëherë një këngë me të. Ca emocioni të të vlerësojë një artiste si ajo” thotë këngëtarja në “Rreze Dielli”.