Një leje ndërtimi e vitit 2009-të për ndryshimin e strukturës së një pallati, në lagjen 24 Maji në Vlorë ka rezultuar fatale për 40 familje

27 Maj 2022, 19:13

40 familje janë ankuar në bashki për dëmet në shtëpitë e tyre dhe më datë 21 Maj të këtij viti, përmes një shkrese janë njoftuar nga zyra e emergjencave se duhet të lirojnë shtëpitë dhe të dalin me qira.

Këshilli Bashkiak ka marrë vendim të paguajë bonusin e qirasë për një vit, por banorët janë kundër! Ata kërkojnë të shprehet Instituti i Ndërtimit dhe nëse pallati shpallet i pabanueshëm kërkojnë kompensim për banesat e tyre.