Një makinë në lëvizje qëllon Marjon Mitron, ish anëtar i bandës së vrasësve me pagesë!

26 Janar 2021, 12:56

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në qytetin e Vlorës. Është qëlluar nga një makinë në lëvizje në drejtim të Marjon Mitros, i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe se ishte anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt. 

Mitro ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka 'gërvishtur' në kokë. Ai ka një vit që ka dalë nga burgu dhe lëviste i lirë në qytetin e Vlorës. Mësohet se ai në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarja. Ndërkohë që një automjet land rover është gjendur duke u djegur në aksin Vlorë-Selenicë.49-vjeçari, Marjon Mitro që është qëlluar sot me armë, përveçse ka shërbyer shërbente si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit famëkeq me pagesë Julian Sinanaj, dyshohet se porositi atentatin që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.