Një mënyrë origjinale si t’i shpjegoni fëmijëve rëndësinë e larjes së duarve

15 Mars 2020, 19:17

Koronavirusi na mësoi të gjithëve se sa e rëndësishëm është procesi I larjes së duarve, diçka që të gjithë e bënin si një rutinë për të ruajtur higjiene, por pa menduar se është hapi bazë për një shëndet të mirë. Prandaj ishte koronavirusi që të gjithëve na kujtoi se sa lehtë rrezikohet jeta jonë, ndërsa larja e duarve është kthyer tashmë në sloganin e të gjithë botës për të sensibilizuar qytetarët që të ruhen prej virusit vdekjeprurës.