Një mijë euro për t'i çuar në Tiranë, kapet 20-vjeçari në Kakavijë me 5 emigrantë në makinë! Në pranga edhe një 24-vjeçar në Shkodër

9 Prill 2021, 11:37 | Përditesimi: 9 Prill 2021, 11:37

Një 24-vjeçar është arrestuar sot në Shkodrë dhe një 20-vjeçar në Kakavijë, të akuzuar dhënie ndihme ndaj shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 20-vjeçari me inicialet A. L., banues në Tiranë,  u kap në afërsi të fshatit Peshkëpi, duke transportuar me automjetin tip "Ford", 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. 

r.k./Shqiptarja.com