Puna në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit vijon me ritme të shpejta në mënyrë që ajo të jetë gati para prillit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në ditën e 30 të saj ku duket se një pjesë e spitali është vendosur çatia, ndërsa vijon puna me pjesën tjetër. Në të gjithë territorin ku do të ngrihet spitali i ri i Fierit janë ngritur konstruksionet metalike, ndërsa puna vijon me vendosjen e çatisë që më pas të vijohet me ngritjen e mureve dhe punimet brenda spitalit.
