'Një mundësi e dytë për të prekurit nga tërmeti'/ Varfaj për Report Tv: Nëse do ketë qytetarë që s'kanë aplikuar do kërkojmë shtyrje të afatit

25 Shkurt 2020, 18:36

DURRËS- Afati për të aplikuar për rindërtim mund të shtyhet përtej 28 shkurtit në rast se do të evidentohen raste të qytetarëve që për motive të ndryshme nuk kryer këtë proces. Është kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj i cili në një intervistë për Report Tv i cili pohon këtë fakt, ndonëse sipas tij aplikimet kanë ecur me ritme të kënaqshme dhe gjasat janë që një vendim i tillë të mos jetë i nevojshëm.