Një person i dyshimtë ngjitet me shpejtësi në Kullën Eiffel, evakuohen turistët

20 Maj 2019, 17:07 | Përditesimi i fundit: 2019-05-20 17:28:08

Turistët në Kullën “Eiffel” në kryeqytetin e Francës janë evakuuar dhe shkak është bërë një person i cili është parë të ngjitej me shpejtësi në kullë.

Mediet shkruajnë se, djali i cili është veshur me një xhup të kuq kërcënon se do të hidhet, e ndërsa raportojnë se autoritetet kanë mbërritur dhe po negociojnë me djalin.

Në faqen zyrtare të Kullës Eiffel bëhet thirrje që qytetarët që qëndrojnë larg, deri në një njoftim të mëtejshëm.

"Kulla aktualisht është e mbyllur deri në njoftim të dytë. Për të shmangur pritjet e gjata, ne i këshillojmë turistët që të anulojnë rezervimet e tyre", shkruhet në njoftimin zyrtar.