E Shenjta Nënë Terezë sot ka datën e lindjes. Nëse do të ishte gjallë, ajo do të festonte 108 vjetorin e lindjes së saj, por fatkeqësisht prehet në paqe që prej datës 5 shtator 1997.
Goxhe Bojaxhiu lindi lindi në Shkup të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë Osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Por edhe pas 108 vitesh, ajo vazhdon të mbetet një nga personalitetet më të njohura shqiptare në gjithë botën dhe si ambasadorja më e mirë që ndonjëherë ka pasur populli shqiptar.Gjithë jetën Nënë Tereza ja kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Don Zef Ramaj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Rrethi i Shkodrës dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën pak pas lindjes.Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Mirëpo më datë 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës, Shkupi ju mor Shqipërisë nga Maqedonia dhe i ati i Goxhes ishte i përfshirë në lëvizjet politike të saja kohe. Kolë Bojaxhiu vdiq në vitin 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe.
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nuk do t’i shikonte më kurrë familjarët e saj.
Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:
“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age erdhën në SHqipëri që prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.