Një shtëpi 40% më e shtrenjtë se para 7 viteve, Dervishaj: Taksat e ndërtimit rrisin çmimet

8 Tetor 2020, 21:37

Çmimet e banesave në vend janë 40% më të larta se në vitin 2013, sipas Bankës së Shqipërisë. Ky shtrenjtim i apartamenteve sipas shoqatës së ndërtuesve ka ardhur si pasojë e rritjes së taksave në ndërtim. Arben Dervishaj thotë se sigurimi i objekteve nga ndërtuesit është i domosdoshëm por do të rrisë më tej çmimet.