Një spanjoll do vendosë drejtësi në Francë-Shqipëri, ja statistikat mes ekipeve

4 Shtator 2019, 13:08

Në Francë-Shqipëri drejtësi do të vendosë një spanjoll. UEFA ka përcaktuar edhe arbritrat e ndeshjes do të jenë një katërshe spanjolle me kryesor arbitrin e njohur Jesus Gil Manzano.

Asistentë të tij do të jenë Diego Barbero Sevilla dhe Angel Nevado Rodríguez ndërsa arbitër i katërt është José María Sánchez. Dueli i rëndësishëm për kualifikueset e “Euro 2020” do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Saint-Denis” që pritet të jetë i mbushur plot. 3

5 vjeçari Gil Manzano është një nga arbritrat më të njohur të La Ligas dhe do të jetë ai që do të arbitrojë edhe kuqezinjtë të shtunën në Paris.

Ndërkaq sa i përket statistikave të përballjeve të kaluara mes Shqipërisë dhe Francës në total janë luajtur 7 ndeshje ku 5 i kanë fituar “gjelat” një ndeshje ka përfunduar në barazim dhe një përballje e ka fituar edhe Shqipëria. 14 gola kanë shënuar francezët në portën e kuqezinjve gjatë 7 ndeshjeve që janë luajtur mes ekipeve ndërsa Shqipëria ka shënuar vetëm 3 herë në portën e Francës.

Francë-Shqipëri do të luhet të shtunën duke filluar nga ora 20:45.