'Një tjetër fitore' Presidenti Donald Trump pas marrëveshjes për fluturimet Kosovë-Serbi

21 Janar 2020, 12:17

" Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës." kështu e ka nisur reagimin e tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sa i përket marrëveshjes së re për linja ajrore që do të fluturojnë nga Ksova në Serbi dhe anasjelltas.

Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Kosovën, Richar Gernell. Pas kësaj arritje ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump i cili ka falenderuar ambasadorin Gernell.

Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për Këshillin Kombëtar të Sigurisë,  ambasador Robert O’Brien dhe ambasador Richard Grenell!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Robert O’Brien tha se marrëveshja e nënshkruar në Berlin mes përfaqësuesve të të dyja vendeve paraqet një marrëveshje historike, duke i cilësuar linjat ajrore komerciale si jetike për ekonominë moderne.

O’Brien tha se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur fluturime komerciale prej 21 vitesh dhe se pa këtë marrëveshje, për të udhëtuar nga Prishtina në Beograd nevojiten mbi pesë orë përmes transportit tokësor.

Marrëveshja Kosovë- Serbi, u nënshkrua nga ministri serb i ekonomisë, Milun Trivulac, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin, ku ndodhej dhe ambasadori Richard Grenell.