Një vit më parë i vranë të birin / Tritol te stalla e bagëtive të dibranit, plagoset djali tjetër

8 Nëntor 2019, 18:10

DIBER- Një sasi tritoli është vendosur mëngjesin e ditës së stome në murin e një stalle bagëtish në Maqellarë të Dibrës, në pronësi të Gazmit Kosiqit. Nga shpërthimi i eksplozivit është plagosur djali i tij Ismail Kosiqi 30-vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë nga cilfat e blloqeve të betonit të murit thethues.

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Pas njoftimit grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe zbuluar autorët e vendosjes së tritolit. Por kush është babai i të plagosurit Ismaili Kosiqi, Gazmir Kosiqi? Një vit më parë atij i vranë djalin tjetër me tre plumba në gjoks në derën e shtëpisë. Elsi Kosiqi u ekzekutua nga Mahmut Gega.Policia deklaroi asokohe se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Ky i fundit u qëllua me tre plumba në kraharor pranë shtëpisë së tij. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë, kur autori e ndoqi nga pas e thirri në emër dhe e qëlloi për vdekje.