Një zemër që rreh për dy kombe, Berati solidarizohet me kombin italian

9 Prill 2020, 10:08

Bashkia e Beratit ka bërë një gjest sa solidarizues aq edhe të bukur për vendin tonë fqinj Italinë, për ditët e vështira që po kalon si pasojë e COVID-19. Në qendër të qyteti të Beratit pranë lagjes ‘Mangalem’ është vendosur një zemër e cila është veshur me ngjyrat e flamurit italian.