Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që u kushtoi jetën dy personave pasditen e sotme në Tiranë pranë zonës së 'Xhamllikut'. Kamerat e sigurisë kanë zbardhur të plotë aksidentin e rëndë ku shikohet se fillimisht makinat janë përplasur me njëra tjetrën dhe më pas kanë përplasur edhe Erion Ballën dhe Hidajete Salliun duke i lënë këta të fundit të vdekur në vend.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se është mjeti tip 'Volkswagen New Beatle' ngjyre gri me targa 'AA 544 SX' i drejtuar nga Etjon Lazri, ka qenë me shpejtësi dhe ka goditur makinën tip 'Golf' ngjyrë blu me targë 'AA 758 YZ', me drejtues Edmond Murati. Ky i fundit po tentonte që te kthehej majtas rrugës, ndërsa si pasojë e shpejtësisë aksidenti nuk është shmangur dot. Buzë rrugës kanë qenë edhe dy viktimat të cilët janë përplasur nga mjeti ngjyrë gri e për pasojë kanë gjetur vdekjen.