Njerëzit vërshojnë në qendrat tregtare, shitësit e dyqaneve: Po respektohen masat

12 Maj 2020, 17:53

Sapo morën vesh që do të hapen, vërshuan për të bërë blerjet e munguara prej dy muajsh. Kjo është përballja e parë me një qendër tregtare  në Tiranë.

Ndryshimi i stinëve dhe kërkesa për veshje të reja më pranë sezonit ka bërë që në kryeqytet edhe pse është zonë e kuqe dhe qarkullimi i qytetarëve është ende i mbyllur të mos frenohet frekuentimi i lartë i qendrave tregtare.