‘Njëri hajdut tjetri me diplomë false’, këshilltari i bashkisë përplaset me Ademin për Vllazninë! Kryebashkiakja: Shko në prokurori

31 Tetor 2020, 14:48

Pak ditë pas nxjerrjes në ankand të 100% të aksioneve të klubit të Vllaznisë për shifrën e 508 milionë lekëve të vjetra, në këshillian bashkiak të Shkodrës janë bërë akuza të rënda. Këshilltari Arbis Vjerdha i është drejtuar kryebashkiakes duke i kërkuar llogari për ish-administratorin Suad Licin, të cilin e ka akuzuar për vjedhje, ndërkohë që për zëvendësuesin e tij, Benjamin Nakun, ka thënë se është me diplomë false.